Ekipi nga Superliga e Kosovës, KF Liria, përmes një komunikate në Facebook, ka treguar se të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativë pas testit për koronavirus, transmeton Sinjali Sportiv.
Sot ekipi i parë i KF Lirisë dhe ekipi i femrave kanë kryer testet për COVID-19 dhe lajmi i mirë është se të gjithë futbollistët, stafi teknik dhe administrata bashkë me ekipin e femrave, kanë rezultuar negativë.
Për këtë ka foluar dhe kryetari klubit, Qemal Krasniqi, që ka falenderuar QKMF për kontrollet mjekësore dhe drejtorin e QRSHP-së në Prizren, Fadil Kryeziun, për mundësinë e testimeve për koronavirus.
“Padyshim që është lajm i mirë. Pas kontrollimit mjekësor që kemi bërë në QKMF ditë më parë, dje me ndihmën e QRSHP-së, kryem edhe testet për COVID-19 dhe rezultati është ngazëllues. Të gjithë janë mirë me shëndet. Nuk kemi asnjë të infektuar”, ka përfunduar ai. /Gazeta Sinjali/
Shkrimi i plotë në Facebook nga KF Liria: