Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një njoftimi në Facebook.
“Testimet sot kanë arritur rekord brenda 24 orëve. Janë bërë 1.028 teste, prej tyre janë 148 raste pozitive e asnjë rast të vdekjes nga Covid 19”, ka përfunduar Zemaj./Gazeta Sinjali/
…