image Asnjë i lënduar gjatë grabitjes së armatosur në Parallovë, të dyshuarit nuk janë identifikuar akoma

Siguri

Asnjë i lënduar gjatë grabitjes së armatosur në Parallovë, të dyshuarit nuk janë identifikuar akoma

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 15:25, në magjistralen Gjilan – Prishtinë, në fshatin Parallovë, raporton Gazeta Sinjali.

Atje, disa persona të armatosur dyshohen se kanë shtënë me breshëri plumbash në drejtim të automjetit të kompanisë së sigurimeve “Besa Security”, i cili po bartte një shumë të madhe parash të bankës “ProCredit” dhe kanë arritur që t’i marrin të hollat.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për Gazetën Sinjali se në këtë rast nuk është raportuar asnjë person i lënduar, ndonëse ende nuk dihet se sa persona gjendeshin brenda automjetit kur ndodhi rasti.

Ndërkaq, personat që e kryen grabitjen ndodhen në arrati dhe nuk janë identifikuar akoma nga organet e hetuesisë.

“Jo, nuk ka persona të lënduar. Të dyshuarit ende nuk janë identifikuar, janë në arrati. Nuk kemi informacione se sa persona kanë qenë në automjet, kur ka ndodhë rasti. Hetuesit janë të gjithë në vendin e ngjarjes, nuk kemi ende një raport nga prokurori ose hetuesit”, tha ai./GazetaSinjali/