Para pak minutave ka filluar tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Mbështetësit e kësaj partie të cilët i janë bashkuar tubimit me rastin e 15-vjetorit të themelimit të LVV-së, po mbajnë në duar flamujt kuq e zi, por nuk po shihet asnjë flamur i Kosovës.
Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka qenë një kundërshtues i flamurit të Kosovës. Madje, ai e pati quajtur “lara-lara”.
Mirëpo, qëndrimi i tij ndaj flamurit kaltër e verdhë pati ndryshuar kur ai mori postin e kryeministrit./Gazeta Sinjali/