image Asistenti i Kurtit i drejtohet Abrashit: Çfarë marrëveshje të heshtur keni me PDK-në?

Kosovë

Reagim/ Asistenti i Kurtit i drejtohet Abrashit: Çfarë marrëveshje të heshtur keni me PDK-në?

news image

Asistenti i kryeministrit Albin Kurti, Arianit Beqiri ka reaguar ndaj deklaratës së sekretarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi, i cili tha sot se nuk e kontaktojnë Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për t’ia kërkuar votat lidhur me mocionin e mosbesimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Beqiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se LDK i ka 28 deputetë dhe së bashku me AAK-në dhe NISMA-n kanë gjithsej 48 deputetë, por për rrëzimin e qeverisë duhen së paku 61 vota.

“LDK po deklarohet se nuk do të flasin me PDK-në për mocionin e votëbesimit, atëherë sa për sqarim: LDK i ka 28 deputetë, AAK 13 dhe NISMA i ka 4, pra: 28+13+4=45 deputetë. Për rrëzimin e Qeverisë duhen së paku 61 vota”, ka shkruar ai.

Tutje, Beqiri ka thënë se LDK ka një marrëveshje të heshtuar me PDK-në.

“Legjitime është pyetja: çfarë marrëveshje të heshtur ka me PDK-në?”, ka thënë ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/philosorry/posts/514428122604579