image Asamblistja e AAK-së në Prishtinë: Vitia paska qenë mjeku falso gjatë atyre konferencave si ministër

Politikë

Asamblistja e AAK-së në Prishtinë: Vitia paska qenë mjeku falso gjatë atyre konferencave si ministër

news image

Asamblistja e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Fiknete Bejta, ka komentuar tubimin e sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Bejta ka thënë se ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e Vetëvendosjes, Arben Vitia, paska qenë “mjeku falso” gjatë konferencave të gjata sa ka qenë në pozitën e ministrit.

“Arbeni paska qenë mjeku falso gjatë atyre konferencave të gjata sa ishte ministër. Sot ai po flet pa maskë e në prani të një turme të madhe qytetarësh, që është totalisht në kundërshtim me udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike së Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Asamblistja në Kuvendin Komunal të Prishtinës ia ka kujtuar Vitisë masat për bllokimin e aktiviteteve ekonomike, të cilat thotë se kanë shkaktuar pasojë shumë të rënda dhe ka dëmtuar ekonomikisht shumë biznese dhe qytetarë.

“Shoku ekonomik në planin global por edhe në Kosovë si pasojë e pandemisë COVID-19 konsiderohet me pasoja shumë të rënda madje edhe më të rënda se ato te krizës financiare e vitit 2008. Qeveria në të cilin Vitia ishte ministër ndërmori masa mbrojtëse duke ndaluar funksionimin e një game të gjerë të aktiviteteve ekonomike (të gjitha bizneset janë të mbyllura, përveç dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve). Dhe kjo gjendje ka dëmtuar ekonomikisht shumë biznese e qytetar”, shkroi Bejta.

Fiknete Bejta e quan hipokrizi dhe pyet se çka ndryshoi tani kur kemi mbi 300 raste aktive me koronavirus.

“Sot çka ndryshoI? Edhe sot kemi më shumë se 300 raste aktive me Covid-19 ( në Prishtinë para festës së Bajramit kanë qenë 10 raste aktive sot janē 60 të tilla) ndërsa nuk e kemi shpallur ende si shtet fundin e Pandemisë. Pse kjo hipokrizi?”, ka përfunduar ajo./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/netja2018/photos/a.191641838255097/729539977798611/?type=3&theater