Nuk janë të rralla rastet kur shoferët thyejnë rregullat e trafikut duke u munduar që të anashkalojnë kolonat, shkruan Gazeta Sinjali.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme në hyrje të Prishtinës, ku si pasojë e kësaj në këtë kolonë ka ngecur edhe automjeti i zjarrfikësve.
Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje nga vendngjarje duke deklaruar se automjeti i zjarrfikësve e kishte problem të ecë dhe të vazhdojë tutje.
“Kolonat e tepërta në Prishtinë, problem edhe për zjarrfikësit. E tmerrshme” , ka thënë ai për Sinjalin.
Nga pamjet vërehet se dhe pse alarmin ndezur, prapë zjarrfikësit ishin të ngecur në kolonë dhe shumica e personave që ishin të pranishëm në komunikacion nuk e liruan rrugën.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/