image As ish-ministri i Qeverisë Haradinaj nuk certifikohet nga KQZ-ja

Politikë

As ish-ministri i Qeverisë Haradinaj nuk certifikohet nga KQZ-ja

news image

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet e veta se Rasim Demiri nga Grupi 6+ është në mesin e kandidatëve për deputetë që nuk u certifikuan nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Demiri ka qenë ministër i Zhvillimit Rajonal në Qeverinë Haradinaj.

Pjesëmarrja e tij në këto zgjedhje do të ndalohet për shkak të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, personat të cilët janë dënuar me një vendim të formës së prerë nga gjykata në tri vitet e fundit, nuk kanë të drejtë të garojnë për deputetë./Gazeta Sinjali/