Mikel Arteta ka konfirmuar se Arsenali do të përpiqet të kompletojë më shumë nënshkrime para mbylljes së afatit kalimtar veror.
‘Gunners’ e nisën mbraë edicionin e ri 2022-23 në Premier League, duke fituar me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Crystal Palaces.
Pavarësisht se londinezët janë përforcuar me pesë transferime këtë merkato, Mikel Arteta ka sugjeruar se klubi do të përpiqet të bëjë edhe ndonjë transferim pa u mbyllur merkato.
“Ne do të përpiqemi. Janë disa gjëra që kemi planifikuar. Ne do të provojmë në javët e ardhshme”, deklaroi Arteta pas fitores ndaj Crystal Palace.