Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta po mendon për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe ka piketuar mesfushorin e Atleticos së Madridit, Thomas Partey si një nga përforcimet më të rëndësishme, pasi ka nevojë për një futbollist të fortë para mbrojtjes.
Mesfushori ganez i “Los Colchoneros” ka bërë paraqitje mjaft të mira këtë sezon dhe ka edhe tre vite kontratë me spanjollët, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro, shifër kjo e pranueshme për një mesfushor 26-vjeçar.
Por për të ulur këtë shifër, drejtuesit e Arsenalit kanë ofruar të përfshijnë në marrëveshje sulmuesin francez Alexander Lacazette, i cili duket se nuk bën më pjesë në planet e Artetës dhe mund të lerë Londrën gjatë kësaj vere.
Lacazette është një nga futbollistët e preferuar të Diego Simeones dhe nëse palët bien dakord, mund të ketë edhe një shkëmbim kokë më kokë mes sulmuesit francez dhe mesfushorit ganez.