Trajneri Mikel Arteta, e ka bindur futbollistin e njohur kosovar, Granit Xhaka, që të qëndrojë te skuadra e Arsenalit.
Që kur mori drejtimin e Arsenalit, Arteta ka dalë në mbrojtje të 27-vjeçarit.
Granit Xhaka ishte një lojtar kyç për Artetën. kështu tekniku spanjoll arriti ta bindte atë që të mos largohej nga Arsenali kur kishte dhe oferta nga Hertha e Berlinit.
“E di se si ndjehet në këto momente, por unë dua që ai të dëgjojë opinionin tim për të. Është shumë e vështirë që në një vit gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte. Shpresoj që të gjithë ta harrojnë atë që ka ndodhur”, citohet të ketë thënë Arteta./Gazeta Sinjali/