image Arsyet që shkaktojnë ankthin gjatë natës

Këshilla/ Arsyet që shkaktojnë ankthin gjatë natës

news image

Sipas një studimi të bërë së fundmi, lodhja gjatë ditës, puna stresuese në zyrë mund të shkaktojë rritjen e ankthit dhe stresit gjatë natës.

Studimi është fokusuar te të rriturit, gjumi i të cilëve ka kaluar në disa nivele ankthi, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas testimit të këtyre personave, u bë e ditur se stresin apo ankthin gjatë natë e shkaktonin më së shpeshti tri zakone.

Ja cilat janë ato shprehi:

Zilja e alarmit: Jo vetëm që është një zakon i keq për të ndërprerë gjumin, por është edhe një ves i keq për të dremitur. Mundohuni të heqëni dorë nga zgjimi me alarm ose vendoseni atë në kohën e duhur që t’i jepni mundësi vetes të ngriheni me qetësi dhe të bëni gjithçka gati në mëngjes pa nxitim.

Oraret e ndryshme të gjumit: Nëse bini në shtrat në orë të ndryshme ose zgjoheni në orë të ndryshme, atëherë kjo mund të jetë shkak i një gjumi të parehatshëm dhe me gjendje ankthi. Kjo, sipas ekspertëve, shpjegohet me faktin se, nëse fle në orë të ndryshme, nuk e përgatitë trupin për të fjetur. Trupi ka nevojë për një rutinë relaksuese që të përgatitet për gjumë. Mënyra më e mirë është të vendosësh një orë fikse në mënyrë që ta ndihmoni trupin të qetësohet dhe të përgatitet për gjumë.  

Nuk e konsideroni gjumin prioritet: Të paktën 7 orë gjumë gjatë natës janë të domosdoshme. Kështu, i jepni vetes mundësi që gjatë orëve të para të mbrëmjes të mbaroni çdo lloj detyrimi që mund ta keni për ta përmbushur./Gazeta Sinjali/