Arsenali i bashkohet Leeds-it në betejën për shërbimet e Raul De Tomas , raporton AS, përcjellë Sinjali Sport.
Gjuetia e Arsenalit për një tjetër sulmues i ka parë ata të bashkohen me Leeds në betejën për yllin e Espanyol, Raul De Tomas.
West Ham dhe Leicester thuhet gjithashtu se janë të etur për spanjollin që i shënoi 23 gola sezonin e kaluar, 11 këtë sezon dhe ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurosh në kontratën e tij.
De Tomas ka nisur karrierën te të rinjtë e Real Madridit duke qenë pjesë e tyre deri në vitin 2019 edhe pse në tri vite ishte huazuar në tri skuadra, derisa mbretërit morën vendimin ta shesin te Benfica.
Te skuadra portugeze qëndroi vetëm një vit për t’u kthyer në Spanjë tek Espanyoli, ku po shkëlqen, pas 71 paraqitjeve ka realizuar 38 gola.
Gunners synojnë ta transferojnë pasi alternativa e parë që ishte Dusan Vlahovic dështoi, me serbin që pritet t’i bashkohet Juventusit. /Gazeta Sinjali Sporti/