Arsenali ka bërë një ofertë të re në drejtim të Shakhtar Donetzk, për yllin ukrainas, Mykhailo Mudryk.
‘Gunners’ kishin një ofertë të refuzuar nga klubi ukrainas, e cila ishte në regjionin e 40 milionë eurove + 20 milionëve shtesa.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, londinezët tani kanë bërë një propozim të ri në drejtim të Shakhtar, dhe klubi ukrainas është duke e shqyrtuar ofertën.
Sipas Romanos, për futbollistin ka interes edhe Chelsea, por për futbollistin prioriteti mbetet Arsenali.
Lojtari tashmë nuk e ka fshehur dëshirën për tu transferuar te Arsenali, duke shpërndarë disa ‘storie’ në rrjete sociale, që e lidhin atë me një kalim te Arsenali.