Arsenali ka hedhur sytë tek mesfushori i Chelseas.
Bëhet fjalë për mesfushorin italian, Jorginho.
Kështu të paktën raporton gazetari italian, Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, Arsenali i është afruar Jorginhos dhe tashmë është një opsion në rast se dështon marrëveshja me mesfushorin e Brighton, Moises Caicedo, të cilët ende refuzojë ta shesin atë.
Romano shton se Chelsea është e hapur për të shitur Jorginhon, por do të kërkojë një tarifë të rëndësishme për ta lënë të largohet 6 muaj para përfundimit të kontratës.