Futbollisti i njohur gjerman, Jerome Boateng, vazhdon të mbetet i pëlqyer nga klubi i Arsenalit.
Mediat gjermane raportojnë se klubi i Arsenalit ka shprehur interesim për mbrojtësin e Bayernit.
Sipas mediumit Sky Deutschland, Arsenali e ka pyetur Bayern Munichun për disponueshmërinë e Boatengut.
Jerome Boateng ka rënë në hierarkinë e mbrojtjes së Bayernit dhe një largim gjatë janarit shumë lehtë mund të ndodh./Gazeta Sinjali/