Klubi londinez Arsenal, gjatë ditës së sotme njoftoi për rinovimin e kontratës me sulmuesin brazilian, Gabriel Martinelli.
Martinelli ka nënshkruar kontratë të re deri më 2027, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Pas brazilianit, Arsenali synon të vazhdojë me këtë ritëm dhe të rinovojë kontrata edhe me disa futbollistë të tjerë.
Njëri nga ta është mesfushori zvicëran, Granit Xhaka, i cili duket se mund ta përfundojë karrierën tek klubi londinez.
Siç raporton gazetari i The Sun, Daniel Cutts, pas Martinellit, Arsenali shpreson në rinovimin e kontratave me William Saliba, Bukayo Sakan e Granit Xhakan.
30-vjeçari ishte afër largimit në verën e kaluar në drejtim të klubit italian Roma, megjithatë rreth 5 milionë ishte dallimi të cilin Roma nuk vendosi të japë për Xhakën.
Në vend të kësaj, më 16 gusht të vitit të kaluar Granit Xhaka vendosi që zgjat kontratën edhe për një vit tjetër me londinezët, deri më 2024, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Paraqitjet e Xhakës në këtë edicion ku Arsenali po shkëlqen si lider i Premier Legaues me 16 fitore në 19 xhirot e para, duket se do ta shtyejnë klubin që t’i japin një tjetër rinovim.
Arsenal confirm Gabriel Martinelli's new contract until 2027 with 12-month option. Now on around £180,000-a-week. #AFC now want Saka, Saliba and a new deal for Xhaka all sorted ASAP.
— Daniel Cutts (@Journo_Slash) February 3, 2023
Kujtojmë që ky është sezoni i 5-të i Granitit me Arsenalin, dhe duket se do të vazhdojë edhe për disa vite të tjera me londinezët, mbase edhe te përfundojë karrierën në Londër.