Gabriel Jesus është i lidhur me Arsenalin, me transferimin e tij prej 45 milionë funtesh (54 milionë dollarë) në proces të përfundimit dhe braziliani është kapur në kamera në stadiumin Emirates duke veshur fanellën e tij të re.
Sulmuesi 25-vjeçar ka shijuar pesë vite e gjysmë produktive në Etihad Stadium, duke shënuar 95 gola dhe duke fituar katër tituj të Premier League, por tashmë ka ardhur koha për një sfidë të re.
Pas ardhjes së Erling Haaland në City, dhe me konkurrencë të ashpër për pozitat e tjera sulmuese, Jesus është gati të vazhdojë aventurën e tij në futbollin anglez me një lëvizje në veri të Londrës.
Jesus është fotografuar me një fanellë të Arsenalit në shpinë dhe, siç pritej, duket se i është dorëzuar numri 9 i Arsenalit.
— Josh Monk (@JoshMonk1998) June 30, 2022
Kjo fanellë është bërë e disponueshme në radhët e Topçinjve pas largimit të Alexandre Lacazette si lojtar i lirë.
Reprezentuesi francez, i cili i është bashkuar sërish ish-klubit Lyon këtë verë, e kishte mbajtur atë fanellë që nga viti 2017-18.
Para kësaj, vendi nr.9 i Arsenalit u plotësua nga Lucas Perez, Lucas Podolski, Chu-young Park, Eduardo dhe Julio Baptista.
Duke shkuar edhe më mbrapa dhe lojtarë si Jose Antonio Reyes, Francis Jeffers, Davor Suker, Nicolas Anelka dhe Paul Merson e kanë marrë gjithashtu këtë numër në epokën e Premier League.
Jesus është mësuar të ketë numrin 9 në shpinë, pasi i ka kaluar tre sezonet e fundit duke plotësuar rolin në City, ndërsa ka veshur edhe numrin 33 për “Qytetarët” dhe ish-klubin Palmeiras.