Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey me shumë gjasa do humb nisjen e sezonit 2021/22.
Partey pësoi lëndim në miqësoren parapërgatitëse ndaj Chelseas të dielën e kaluar.
Mesfushori ganez pësoi lëndim në gju dhe do takohet me disa specialistë në këtë javë, por sipas “ESPN” do jetë jashtë fushës për javët e ardhshme.
Kjo do ndikojë që Partey të humb fillimin e sezonit me “Topçinjtë”.
Ndërkohë, çka është më zemëruese është se Partey ende nuk e ka gjetur formën e duhur që prej transferimit nga Atletico Madrid. /GazetaSinjaliSporti/