Arsenali është në bisedime me Bukayo Sakan për rinovimin e kontratës.
Gazetari italian, Fabrizio Romano ka konfirmuar bisedimet dhe ka theksuar se zgjatja e kontratës së Bukayo Sakas ka qenë gjithmonë prioritet për Arsenalin.
Sipas Romanos, bisedimet janë ende në vazhdim me agjentin e tij në mënyrë që të arrihet marrëveshje e plotë për një marrëveshje afatgjatë.
Romano gjithashtu shton se Saka është i kënaqur me projektin e Arsenalit dhe është duke u diskutuar për detajet e pagave.