Përpara takimit të xhiros së tretë të edicionit të ri të Premier League mes Bournemouth dhe Arsenal të shtunën në mbrëmje, Mikel Arteta ka folur për gjendjen e skuadrës së tij në konferencën për shtyp para ndeshjes.
Tekniku spanjoll ka dhënë një lajm të mirë për tifozët duke konfirmuar skuadrën e plotë për ballafaqimin ndaj Bournemouth.
Arteta u pyet për Fabio Vieira, i cili luajti 45 minuta për grupmoshat U-21 të mërkurën mbrëma dhe Emile Smith Rowe, i cili gjithashtu u paraqit për një pjesë në Meadow Park në mesjavë.
“Të gjithë janë në rregull. Siç e patë, ne kishim Cedric, Fabio dhe Emile të luanin me U-21-të dhe ata duken në formë, ata stërvitën me ne gjatë gjithë javës, kështu që ata janë të disponueshëm për përzgjedhje“, deklaroi Arteta.
Arenali synon t’i fitojë tri ndeshjet e para të një edicioni të ri për herë të parë që nga sezoni 2004-05 kur i kishin fituar pesë radhazi.