Arsenal zhvilloi miqësoren e dytë mbrëmë pas mesnate ndaj Evertonit.
Topçinjtë mposhtën skuadrën e ‘Toffees’ me rezultat 2-0, me golat e Jesus dhe Sakas.
Mikel Arteta pas ndeshjes megjithatë përmendi pesë mungesa në skuadër, pasi vuajnë me probleme me lëndime.
“Ne kemi Kieran [Tierney] me një problem të vogël, kemi Emile [Smith Rowe] me një problem muskulor, Tomiyasu gjithashtu dhe Ben [White]. Vieira ka një problem të lehtë, shpresojmë se ai do të fillojë të stërvitet në javën e ardhshme”, ka deklaruar Arteta.
Arsenali miqësoren e ardhshme do ta zhvillojë ndaj Orlando Cityt, më 20 korrik.