Arsenali ka arritur që të gjejë fitoren e radhës në Premierligë, transmeton Sinjali Sport.
“Topçinjtë” mposhtën në udhëtim Newcastlen me rezultat 0-2.
Mohamed Elneny në minutën e e gjashtë dhe Pierre-Emerick Aubameyang në të 66-ën realizuan golat për mysafirët.
Granit Xhaka vazhdon të jetë ndër më të besuarit te Arteta, duke i kompletuar 90-të minuta tjerë.
“Gunners” me këtë fitore ngritën në pozitën e nëntë me 49-të pikë, ndërsa Newcastle mbetet në të 17-ën me 36 sosh. /Gazeta Sinjali Sporti/