Granit Xhaka ka qenë sërish titullar për Arsenalin, me trajnerin Mikel Arteta që po e preferon sërish në ekip të parë mesfushorin kosovar.
Zënka që pati me tifozët dhe heqja e shiritit të kapitenit nga ish-trajneri Unai Emery duket se tashmë janë harruar, pasi 27-vjeçari është titullar i padiskutueshëm për Artetan.
Mesfushori i Zvicrës ishte titullar edhe në ndeshjen e FA Kupës në shtëpi ndaj Leeds United, ku Arsenali triumfoi me rezultat minimal dhe siguroi kualifikimin për në rund të katërt.
Për paraqitjen e tij në këtë takim, Xhaka është vlerësuar me notë 7.1.
Më poshtë keni vlerësimet e lojtarëve