image Arsenali kërkon shërbimet e Maddisonit

Futboll

Arsenali kërkon shërbimet e Maddisonit

news image

Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Leicesterit, James Maddison.

Maddison pëlqehet shumë nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta që e sheh si përforcim të duhur për sezonin e ri, që nis këtë fundjavë.

Për kartonin e tij, Arsenali është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro derisa Leicesteri të paktën po kërkon 80 milionë.

Maddison ka kontratë deri në vitin 2024 dhe është njëri prej lojtarëve kyç te Leicesteri. Sezonin e shkuar, 24-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka bërë dhjetë asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat. Ai është pjesë e Leicesterit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Norëich City. /Gazeta Sinjali Sporti/