image Arsenali ka shpenzuar më shumë para se çdo klub tjetër anglez në këtë merkato verore deri më tani

Futboll

Arsenali ka shpenzuar më shumë para se çdo klub tjetër anglez në këtë merkato verore deri më tani

news image

Arsenali është skuadra angleze që ka shpenzuar më së shumti para në këtë merkato deri më tani.

‘Gunners’ së fundi mbyllën transferimin e Olseksandr Zinchenkos, i cili u zyrtarizua të premten, në një tarifë prej 30 milionë funtesh plus 2 milionë të tjera shtesa.

Transferimi i Zinchenkos ishte i pesti i Arsenalit në këtë merkato verore, pas Marquinhos, Matt Turner, Fabio Vieira e Gabriel Jesus.

Sipas SkySports, në total Arsenali deri tani ka shpenzuar 121.5 milionë funte, që është më shumë se çdo skuadër angleze deri më tani.

Më poshtë e gjeni listën e skuadrave angleze që kanë shpenzuar më së shumti në këtë afat kalimtar veror.

/GazetaSinjaliSport/