Arsenali ka rritur interesin e tyre për Youri Tielemans dhe është gati të bëjë një ofertë të fortë për mesfushorin e Leicester, raporton The Sun.
‘Gunners’ janë të sigurt se do të nënshkruajnë një marrëveshje prej 30 milionë funtesh për 25-vjeçarin belg, pavarësisht interesimit nga rivalët Manchester United dhe Newcastle.
Menaxheri Mikel Arteta tashmë ka shpenzuar 83 milionë funte këtë verë për të forcuar skuadrën e tij me nënshkrimet e Gabriel Jesus, Fabio Vieira, Matt Turner dhe Marquinhos.
Tani ai po e kthen vëmendjen në forcimin e mesfushës së tij dhe i është dhënë drita jeshile për të bërë lëvizjen e tij të radhës në merkato.
Arteta është kthyer te Tielemans pasi objektivi kryesor Ruben Neves u largua nga tregu pas vlerësimit të lartë prej 75 milionë funte nga Wolves për lojtarin portugez.
Tielemans ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe Leicester do të ishte e gatshme që të pranonte një ofertë të tillë, për të mos e humbur atë falas sezonin e ardhshëm.