image Arsenali i pari që zbret në fushë, protokoll i rreptë për ditancimin

Futboll

Futboll/ Arsenali i pari që zbret në fushë, protokoll i rreptë për ditancimin

news image

Arsenali ishte ndër skuadrat e para në Premier League që u prekën nga Koronavirusi. Pozitiviteti i trajnerit Mikel Arteta e më pas i disa futbollistëve të ekipeve të tjera detyruan drejtuesit e futbollit anglez të pezullonin të gjitha garat.

“Topçinjtë”, në fakt, do të jenë të parët që do të zbresin në fushë, për të rinisur zyrtarisht stërvitjen. Këtë të hënë (27 prill), futbollistët do të punojnë me rotacion, në grupe me nga 5 dhe do të mbikëqyren rreptë nga pjesëtarët e stafit, që të mos thyejnë rregullat e distancimit.  Futbollistët do të kryejnë të gjithë të njëjtat ushtrime, por pa qenë në kontakt me njëri-tjetrin.

Lojtarët do të paraqiten në kompleksin stërvitor Colney të veshur për stërvitje, ndërsa dushin do ta bëjnë në shtëpi. Asnjë strukturë tjetër e klubit nuk do të jetë e hapur, përveç fushave të stërvitjes.

Secili futbollist do të ketë në dispozicion një numër të caktuar topash, që do të dezinfektohen në fund të stërvitjes. Në fushat e stërvitjes do të jenë të pranishëm edhe pjesëtarë të stafit mjekësor. Çdo seancë do të zgjatë një orë. Gjithsesi, do të jetë një stërvitje jonormale dhe e kushtëzuar, por për momentin ky është protokolli që duhet ndjekur. Karantinë në Britaninë e Madhe do të mbyllet më 7 maj, por që nga kjo e hënë do të ketë një hapje të pjesshme.