Arsenal është favorit për të nënshkruar me futbollistin e Manchester Cityt, Raheem Sterling, shkruan “The Sun” përcjell Sinjali Sport.
Anglezi ka kaluar një tjetër super sezon me “Qytetarët” duke shënuar 14 gola dhe dhuruar 12 asistime në të gjitha garat.
Sidoqoftë, Sterling është përdorur si zëvendësues në garat evropiane, me Phil Foden që ka qenë titullar.
Sipas “The Sun”, “Topçinjtë” e duan ish yllin e Liverpoolit për të përforcuar sulmin.
Arsenal është i përgatitur të paguajë pagat prej 300 mijë euro në javë dhe janë favoritët për të kompletuar transferimin.
Tottenham gjithashtu ka shprehur interesim për anglezin duke ofruar shkëmbimin me Harry Kane.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka pasur rol të rëndësishëm në karrierën e Sterling, kur ishte asistent i Guardiolas te City.
Ribashkimi mund të ndodh, duke marrë parasysh që tekniku spanjoll dëshiron përforcime për të garuar për top katër. /Gazeta Sinjali Sporti/