Arsenali u ballafaqua me Leedsin, në kuadër të fazës së 1/8-ës së finales në ‘EFL Cup’, transmeton Sinjali Sport.
Gunners u kualifikuan lehtë në çerekfinale, pasi triumfuan me rezultat të pastër 2-0.
Callum Chambers realizoi golin e zhbllokimit, pas asistimit të Nicholas Pepe (55′).
Topçinjtë shënuan edhe një herë pas 14 minutave me anë të Eddie Nketiah (69′), pas një gabimi skandaloz nga faza defanzive e Leedsit. /Gazeta Sinjali Sporti/