Granit Xhaka është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e ardhshme në Ligën Premier ndaj Wolverhampton Wanders.
Ndeshja e javës së 11 të Premier Ligës pritet të jetë tejet e vështirë për Arsenalin pasi që në Emiratës të shtunën pret një skuadër aspak të përshtatshme.
Në këtë ndeshje pritej të kthehej edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili në fundjavë pati një incident me tifozët e klubit.
Xhaka u vërshëllye dhe u ofenduar nga tifozët e Arsenalit gjatë momentit të zëvendësimit, ndërsa njësoj reagoi edhe vet.
Megjithatë, trajneri Unai Emery ka konfirmuar se Xhaka do të mungojë edhe në ndeshjen e nesërme ndaj Wolves./Gazeta Sinjali/