Skuadra e Arsenalit do t’i zhvillojë tri ndeshjet e ardhshme pa Pierre Emerick Aubameyang, pasi ai bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Max Meyer, në ndeshjen ndaj Crystal Palace.
Ai fillimisht ishte ndëshkuar me karton të verdh, por rishqyrtimet e VAR-it, bën që ai të ndëshkohet pastaj me karton të kuq.
Aubameyang do të humbas ndeshjet që Arsenali i zhvillon me Sheffield Unitedin, Chelsean dhe Bournemouthin.
“Është konfirmuar se ai do të pezullohet për tri ndeshje, kështu që ne nuk do ta kemi atë lojtarë në tri ndeshjet e ardhshme”, raportojnë mediat e huaja./Gazeta Sinjali/