Arsenali ishte lidhur shumë me një transfer të Tammy Abraham gjatë tërë verës, por ai në fund u largua për te Roma, pasi u shit nga Chelsea për 34 milionë funte.
Karriera e Alexandre Lacazette me Arsenalin duket se po shkon drejt fundit, pasi që klubi “u përpjek në çdo mënyrë” për ta zëvendësuar atë me Tammy Abraham gjatë verës që shkojë.
Topxhinjtë ishin lidhur me transferin e Abraham gjatë tërë afatit, por anglezi në gusht u transferua të Roma për 34 milionë euro.
Mikel Arteta ka thënë se është duke kërkuar për një sulmues të ri, duke rritur kështu thashethemet për të ardhmen e Lacazette, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij.
Jo vetëm kaq, ka po ashtu shumë mendime që francezi nuk ka arritur që të justifikoi 47 milionë funtet që Arsenali i pagoi për të për ta sjellë nga Lyoni më 2017.
Lecazette ishte top golashënues i Arsenalit sezonin e kaluar, por rikthimi i tij ishte shumë modest pasi që arriti të shënonte vetëm 13 gola në 17 paraqitje të tij në Premier Ligë.
Derisa Arteta ka adresuar problemet që ka skuadra e tij në sulm, eksperti i transferëve, Fabrizio Romano, ka folur për tërë atë që Arsenali ka bërë për ta transferuar Abrahamin në Londrën Veriore.
“Shumë klube në Angli kanë pyetur për të, por Arsenali me të vërtetë e ka kërkuar më së shumti Tammy Abrahamin”, ka thënë Romano në Podcastin e tij “Here We Go”.
“Ata janë përpjekur për ta bindur lojtarin para se ai t’i bashkohet Romës, për shkak se ata kërkonin që ta shisnin Lacazette apo Eddie Nketiah, për ta marrë në skuadrën e tyre Tammy Abraham”.
“Ata ishin shumë interesant, në bisedat me agjentin e tij, dhe ishin përgatitur për të bërë ofertë. Por, ju duhej të shisnin njërin sulmues para se të nënshkruanin me Tammy Abraham”.
“Ata vazhdimisht janë përpjekur, e përpjekur dhe kanë bërë gjithçka që është e mundur për të. Andaj, Arsenali besonin shumë se e kanë mundësinë për ta transferuar Tammy Abraham, por në futboll nuk është e lehtë që futbollistëve t’ju ndryshohet mendja”.
“Personalisht mendoj se pa Jose Mournhon si menaxher të Romës, Tammy Abraham nuk do të ishte në Romë sot por në Arsenal”.
Abraham tashmë i ka treguar Arsenalit se çfarë po ju mungon atyre pasi që ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asiste në dy paraqitje në Serie A këtë sezon.