image Arsenali aktivizon opsionin e zgjatjes së kontratës për Saliban

Futboll

Arsenali aktivizon opsionin e zgjatjes së kontratës për Saliban

news image

Arsenali ka aktivizuar opsionin për të zgjatur kontratën e qendërmbrojtësit William Saliba deri në vitin 2024.

Marrëveshja e 21-vjeçarit ishte caktuar të përfundonte në verë, me një afat kohor deri më 31 dhjetor për të aktivizuar 12 muaj shtesë, në mënyrë që të mos rrezikojë ta humbasë falas, nëse eventualisht lojtari nuk dëshiron rinovimin.

Arsenali e ka ndërmarrë këtë hap ditët e fundit, raporton David Ornstein i The Athletic, përcjell Sinjali Sporti.

Orntesin shton se bisedimet gjithashtu vazhdojnë mes Arsenalit dhe Saliba për një kontratë të re afatgjate.

Ky është viti i parë i Salibas në formacionin e skuadrës së parë të Arsenalit, me francezin që ka kaluar tre sezonet e mëparshme në huazim në Ligue 1 në Saint-Etienne, Nice dhe Marseille.

Që nga kthimi në veri të Londrës përpara sezonit 2022-23, ai ka qenë i pranishëm në të gjitha ndeshjet në qendër të mbrojtjes, duke ndihmuar Arsenalin të shkojë në 5+ pikë si lider në Premier League.

Ai tashmë është paraqitur 24 herë për Arsenalin këtë sezon, duke shënuar dy herë, dhe ka krijuar një partneritet të mrekullueshëm me Gabriel Magalhaes.

Ndeshja e radhës e Arsenalit është kundër Brighton & Hove Albion në natën e Vitit të Ri.

/GazetaSinjaliSport/