Qendër mbrojtësi spanjoll, Pablo Mari, pritet që shumë shpejt t’i bashkohet Arsenalit, raporton Gazeta Sinjali
Sipas asaj që raporton Sky Sport, Mari javën e ardhshme pritet t’i kryej testet mjekësore te Arsenali për t’u bërë transferi i parë i londinezëve në këtë afat kalimtar.
Futbollisti i Flamengos është fotografuar në një lokal me drejtorin e Arsenalit Edu, i cili tashmë njihet për punën e tij në Brazil. Edu kishte sjell në Arsenal edhe Martinellin i cili është duke shkëlqyer së fundmi.