image Arsenali afër transferimit të Jesus

Futboll

Arsenali afër transferimit të Jesus

news image

Arsenal ka nisur tashmë kontaktet me Manchester Cityn për sulmuesin Gabriel Jesus.

Ardhja e Erling Haaland tek City ka nënkuptuar se braziliani do të largohet sigurt këtë verë, transmeton Sinjali Sport.

Agjenti i brazilianit ka konfirmuar interesin e Arsenalit, duke shtuar se është një mundësi që ky transferim të ndodhë.

“Ne patëm bisedime me Arsenalin për Gabriel Jesus, na pëlqen projekti – është një mundësi që po e diskutojmë”, u shpreh agjenti i tij Marcelo Pettinati.

“Ka edhe 6 klube të tjera të interesuara për Gabrielin – ai është i fokusuar në ndeshjet e fundit me Man City, do të shohim”, përfundoi ai.

/GazetaSinjaliSport/