Ekipi i Arsenal ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Newcastle me rezultat 4:0. Kjo fitore ua mban gjallë shpresat për një pozitë që dërgon në garat evropiane.
Klubi nga Londra të gjitha golat i shënoi në pjesën e dytë. Llogarinë për Arsenalin e hapi sulmuesi nga Gaboni, Aubameyang në minutën e 54-të.
Tre minuta më pas, Nicholas Pepe dyfishoi epërsinë e skuadrës së Artetas.
Golin e tretë e shënoi Ozil në minutën e 85-të. Kurse goditjen përfundimtare ia dha Lacazette në minutën e 95-të.
Arsenal për momentin gjenden në pozitën e 10-të me 34 pikë. Ata janë dy pikë larg pozitë që dërgon në Evropa Ligë./Gazeta Sinjali/