Skuadra angleze, Arsenali, po kërkon të përforcohet në repartin e sulmit.
Gunners është duke shikuar disa opsione për përforcimin e sulmit në afatin kalimtar të dimrit.
Duket se ‘Topçinjtë’ nuk janë të kënaqur me Alexander Lacazzete dhe Pierre Emerick-Aumabeyan, andaj po kërkon një sulmues kualitativ.
Sipas mediave italiane, Arsenali është duke përgatitur një ofertë në drejtim të Sassuolos për Domenico Berardi.
Berardi po shihet si përforcim ideal për Mikel Arteta që ka kërkuar ta ketë në ekip.
Sulmuesi italian ka kontratë me Sassuolon deri në qershor të vitit 2022, ndërsa interesim për të ka shprehur edhe Milani. /Gazeta Sinjali Sporti/