Arsenal ka mposhtur me rezultat 3-0 Newcastlen, në ndeshjen e sontme të zhvilluar në kuadër të Premier Ligës.
Aubameyang shkëlqyeu në këtë ndeshje, ku arriti të shënojë dy gola, shkruan Sinjali Sport.
Kurse, golin tjetër për Arsenalin e shënoi Saka.
Në këtë ndeshje startues për Arsenalin luajti edhe futbollisti kosovar, Granit Xhaka.
Me këtë fitore Arsenal ka kaluar nga pozita e 11-të në pozitën e 10-të, e ku në 5 ndeshjet e fundit ka arritur katër fitore.