Arsenali po e konsideron Freddie Ljungberg si një pretendent të vërtetë që të emërohet kryetrajner për një kohë më të gjatë tek klubi londinez.
Sipas asaj që shkruajnë mediat në Angli, Ljungberg mbetet pretendenti kryesor që të jetë trajner i Arsenali, par shkak të lidhjes së tij me klubin.
Kjo për shkak se Ljungberg, kishte qenë deri më tani ndihmës trajner në Arsenal, ndërsa vitin e kaluar kishte qenë trajner i grup moshave të reja tek Arsenali.
Në fakt klubi i Arsenalit po e sheh Ljungberg-un si trajner të Arsenalit duke u bazuar në suksesin e vitit të kaluar të Manchester Unitedit me Ole Gunnar Solskjaer./Gazeta Sinjali/