Arsenali është në bisedime me skuadrën franceze Nice për një lëvizje huazimi për Nicolas Pepe.
Është besuar gjatë gjithë verës se shanset e Arsenalit për të transferuar një anësor të ri në merkaton e verës mbështeteshin në largimin e Pepes nga klubi.
‘Athletic’ ka kuptuar se nënshkrimi i një lojtari anësor është fokusi kryesor i Arsenalit nga tani deri në fund të merkatos – por ata do të nënshkruajnë vetëm një lojtar që besojnë se me të vërtetë përmirëson skuadrën e ekipit të parë.
Sulmuesi adoleshent Marquinhos, i cili iu bashkua klubit nga Sao Paulo këtë verë, ndërkohë pritet të mbetet me Arsenalin në vend që të largohet si huazim.
I pyetur për Pepen këtë pasdite, Arteta tha: “Atë që mund të komunikojmë, ne e bëjmë gjithmonë kur është momenti i duhur. Ne diskutuam se kemi një skuadër të madhe dhe kemi marrë disa vendime dhe kemi lejuar disa lojtarë të largohen. Deri në fund të dritares është e mundur që çdo gjë mund të ndodhë me çdo lojtar”.
Pepe, 27 vjeç, ka luftuar për të bërë shumë ndikim në Emirates që kur u bë nënshkrimi rekord i klubit pas një lëvizjeje prej 72 milionë funtesh nga Lille në verën e 2019.
Në total ai ka bërë 112 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke shënuar 27 gola.