Arsenal dhe PSG, edhe pse jo të barabartë ekonomikisht, do të zhvillojnë një garë në merkaton verore.
Dy skuadrat janë të interesuara për mbrojtësin e talentuar të Rennes, 16 vjeçarin, Noah Francoise, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas ‘The Sun’, skuadra angleze ka mbetur e mahnitur me aftësitë e 16 vjeçarit që i ka treguar në Ligën e Kampionëve për të rinj.
Në garë për të është edhe skuadra spanjolle, Sevilla./Gazeta Sinjali/