image Arsenal bën "gafën" në dizajnin e fanellave të reja, pezullon shitjen e tyre

Futboll

Arsenal bën “gafën” në dizajnin e fanellave të reja, pezullon shitjen e tyre

news image

Arsenali dhe Adidas kanë pezulluar shitjen e fanellës autentike vendase të londinezëve.

Kjo pasi ka pasur një gabim në dizajnin e fanellës.

Vetëm 32 ndeshje të rekordit të “Invincibles” në vend të 38 janë shfaqur në dizajnin e fanellës së “Topçinjve”, raporton Sinjali Sport.

Adidas dhe Arsenal vendosën të nderojnë përvjetorin e 20-të të sezonit të ‘Invincibles’ me publikimin e fanelles së tyre të re 2023/24. 

Stema e klubit, logoja e adidas dhe tre vijat kanë qenë të dizajnuara të gjitha të arta.

Seria e tyre e pamposhtur ishte gjithashtu e gdhendur në fanellat autentike, të cilat ishin në dispozicion në dyqanin online të adidas nga qershori.

Megjithatë, pas këtij gabimi, shitja e fanellave është pezulluar dhe nuk dihet se çfarë do të bëhet për ata që tashmë kanë paguar 110 funte për fanellën.

/GazetaSinjaliSport/