Arsenal dhe Newcastle nuk arritën të shënonin gjatë kohës së rregullt në ndeshjen e sontme në ‘FA Cup’.
Kështu, ndeshja shkoi në minutat shtesë, e ku Arsenal arriti të tregohet më i fortë, shkruan Sinjali Sportiv.
Në minutën e 109-të Arsenal shënoi golin e epërsisë, ku shënoi Smith Rowe.
Kurse, Aubameyang shënoi në minutën e 117-të për ta dyfishuar epërsinë.
Kështu, me këtë fitore Arsenal vazhdon rrugëtimin tutje në ‘FA Cup’.