image Arrin në 165 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri

Rajon

Rajon/ Arrin në 165 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri

news image

Janë konfirmuar edhe 11 persona të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë, Orgeta Manastirliu, e cila njoftoi se kjo shifër e 24 orëve të fundit e ka çuar numrin e të shëruarve në këtë vend në 165.

Manasterliu njoftoi pak pas mesnate se gjatë ditës së mërkurë u shëruar edhe 11 persona të tjerë, të cilët edhe pse kanë rezultuar negativë në dy teste, do të vijojnë të qëndrojnë në karantinë edhe për 14 ditët e ardhshme.

Deri tani, në Shqipëri janë konfirmuar 400 persona të prekur, nga të cilët 22 kanë ndërruar jetë./Gazeta Sinjali/