Nga Sllovenia kanë ardhur fletëvotimet për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahen me 14 nëntor, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar për Sinjalin se numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1,136,150 fletëvotime, ku janë shtypur 124,421 apo 9.87% më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve në 21 komunat ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 1,260,571 votues./GazetaSinjali/