Të hënën në Kosovë ka arritur kontigjenti i radhës i vaksinave Pfizer.
Ministria e Shëndetësisë e ka bërë të ditur gjithashtu se sipas marrëveshjes që kanë me kompaninë e vaksinave, Pfizer, pranojnë kontingjente vaksinash gati çdo të hënë.
“MSH, sipas kontratës me Pfizer, merr kontingjente të vaksinave pothuajse çdo të hënë”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se posedojnë mjaftueshëm vaksina.
“Ministria ka një stok të konsiderueshëm të vaksinave, sikur e ka bërë të ditur edhe ministri Vitia, në konferencën për media”, kanë thënë nga MSH. /GazetaSinjali/