image Arrihet marrëveshja, Neymar do të transferohet në Arabi te skuadra Al-Hilal

Futboll

Arrihet marrëveshja, Neymar do të transferohet në Arabi te skuadra Al-Hilal

news image

Duket se aventura e brazilianit Neymar me PSG-në tashmë ka përfunduar.

Neymar raportohet se ka rënë dakord me klubin saudit, Al-Hilal për t’iu bashkuar atyre, duke u larguar kështu nga PSG pas 6 viteve, që kur kompletoi transferimin e tij te klubi francez nga Barcelona për shumën e 222 milinë eurove.

Siç raporton gazetari i besueshëm nga RMC, Fabrice Hawkins, tashmë është arritur marrëveshja e plotë mes Neymar dhe Al-Hilal për transferimin e tij në Arabi.

Hawkins ka dhënë edhe detajet e marrëveshjes, ku siç raporton ai, bëhet fjalë për një kontratë astronomike.

Sipas, Neymar ka arritur marrëveshje për një kontratë 2-vjeçare, ku ka koston e 90 milionë eurove.

/GazetaSinjaliSport/