image Arrihet marrëveshja me Lazion, Interi e zyrtarizon të enjten Inzaghin

Futboll

Arrihet marrëveshja me Lazion, Interi e zyrtarizon të enjten Inzaghin

news image

Ish trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, do të jetë jetë trajneri i ri i klubit italian Inter, pasi ka arritur marrëveshje me pronarin e Lazios, sa i përket shkëputjes së kontratës, transmeton Sinjali Sport.

Deri tani, presidenti i Lazios, Claudio Lotito, nuk e kishte lejuar Inzaghin që t’i bashkohej Interit për shkak të kontratës, por siç raportojnë mediat italiane, këta të dy kanë gjetur një zgjidhje ekonomike për situatën.

Inzaghi ishte i lidhur me Lazion deri më 30 qershor, prandaj i duhej së pari ta shkëpuste marrëveshjen me klubin nga kryeqyteti italian për të qenë në gjendje të nënshkruante për Interin, shkruajnë mediat italiane.

Inzaghi këtë të enjte, në Giuseppe Meazza do të nënshkruajë marrëveshje me Interin ku edhe do të prezantohet si  trajneri i ri.

Ai ka arritur marrëveshje dyvjeçare me Interin me pagë vjetore prej 4 milionë eurove dhe do të fillojë punën në Meazza nga data 1 korrik.

Trajneri 45-vjeçar, pesë vitet e fundit drejtoi Lazion dhe e fitoi një herë Kupën e Italisë dhe dy herë Superkupën e Italisë. /Gazeta Sinjali Sporti/