Arsenali dhe Marseille kanë arritur marrëveshje për huazimin e Nuno Tavares në drejtim të klubit spanjoll.
Portugezi do të huazohet vetëm një sezon pasi u transferua te klubi londinez.
Gazetari italian, Fabrizio Romano ka konfirmuar këtë marrëveshje, duke shtuar se huazimi do të jetë pa opsionin e blerjes.
“Nuno Tavares do t’i bashkohet Olympique Marseille, testet mjekësore të premten. Arsenali dhe OM kanë marrëveshje të plotë për marrëveshjen e huazimit, pa përfshirë opsionin e blerjes”, ka shkruar Romano në Twitter.